Detaje të reja kanë dalë në pah na ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku u vendos tritol në një ballkon në katin e 9-të të një pallati.
Pak më herët policia doli me njofitmin se ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, në banesën në pronësi të shtetases E.A.
“Euronews.al”, zbulon se lënda plasëse në katin e 9-të, mund të jetë vendosur me dron.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi policia ka mësuar se banesa frekuentohej nga Bernard Sinomati, i njohur ndryshe si i “forti” i Vlorës.
Bernard Sinomati mbetet një emër I njohur nga autoritetet shqiptare pasi ai rezulton të ketë qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje si dhe ka qenë i dënuar në Belgjikë.
Ju bëjmë me dije se Bernard Sinomati është xhaxha i Gëzim Sinomatit 27 vjeç, i cili u vra me breshëri plumbash në janar të këtij viti.
Viktima ishte në banesën e tij kur papritmas u qëllua me snajper duke e lënë të vdekur në vend.


