Janë publikuar pamjet e rënda pak momente pasi në lagjen Çole të Vlorës kërciti kallashnikovi dhe më shumë se 30 plumba u zbrazën ndaj një mjeti që po parkonte.
Brenda mjetit ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Tiranë tek Trauma. I plagosur rastësisht mbeti edhe një person që ishte pranë në momentin fatkeq, i identifikuar si Armand Spahiu.
Kejvin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës i njohur si i forti i Vlorës i cili i ka shpëtuar tre atentateve.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti kur i plagosuri nxirret nga mjeti ku iu bë atentat dhe futet me urgjencë në një mjet tjetër për t’u nisur drejt spitalit.
Personat që u ndodhën aty dhe e ndihmuan dëgjohet teksa bërtasin dhe ulërasin dhe në një moment njëri prej tyre bërtet me frikë “iku ore iku”. Dëshmitari ka pasur frikë për jetën e të plagosurit.
Radar.al


