Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë ditën e djeshme ka uruar ditën e flamurit teksa këndon himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”.
Përmes një postimi të bërë në rrjet Luizi shfaqet duke uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, teksa shkruan:
“Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë.”
Përveç urimit të bërë Ejlli intepreton me gjithë pasion një nga këngët e traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi.
Në këtë mënyrë Luizi ka zgjedhur të urojë të gjithë shqiptarët kudo që janë për ditën më të veçantë të vendlindjes së tyre, Shqipërisë.
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
“Është budalla, e rreh Kiara”/ Luiz Ejlli i përgjigjet Olta Gixharit: Sot e kemi pushim


