Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, në shënjestër bankat, nafta dhe “flota në hije”

    Nafta kalon pragun e 100 dollarëve për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet globale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Parada në Tiranë për 28 Nëntorin/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Bashkëpunimi akt patriotik

    November 28, 2024
    Parada në Tiranë për 28 Nëntorin/ Erion Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Bashkëpunimi akt patriotik

    TIRANË– Vetëm disa minuta para nisjes së Paradës së Shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe.

    Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen, si një akt patriotik që forcon themelet e kombit tonë. Ai theksoi se sot shqiptarët po jetojnë ditët e tyre më të mira.

    “Sot nuk kërkohet, ashtu si Isa në vakt, që të kalojmë malet. Sot nuk kërkohet që të marrim pushkën dhe të luftojmë. Sot jemi në ditët tona më të mira, jo në ditët tona perfekte, por në ditët tona më të mira. Shqipëria është një vend që do të jetë ndoshta anëtari i ardhshëm i BE-së, Kosova është e lirë dhe e pavarur, sot kemi mundësi të lëvizim dhe të takohemi me njeri-tjetrin, mundësi që nuk i kemi pasur më përpara. Tirana përpara 2 vitesh ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Kryeqyteti i Sportit, sivjet ka drejtuar gjithë bashkitë e Ballkanit me B-40 dhe në vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti i Kulturës. Sot jemi në ditët tona më të mira, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë nga kemi ardhur edhe të frymëzohemi ku duam që të shkojmë”, u shpreh kryebashkiaku.

    Veliaj solli në vëmendje frymën e bashkimit që ka karakterizuar shqiptarët në momente historike, duke përmendur një episod nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Ai e cilësoi këtë moment si një shembull të qartë se progresi dhe puna për të mirën e përbashkët duhet të vazhdojnë pavarësisht sfidave dhe kufizimeve.

    “Teksa shoh kaq miq nga Kosova, duke filluar nga Përparimi në Prishtinë deri te kolegët nga Mitrovica, m’u kujtua historia e Isa Boletinit teksa rrugëtonte për në Vlorë. Është kjo historia e atyre që vendosin gjithmonë qëllimin mbi përfaqësimin personal, mbi prezencën personale, mbi ambicien personale. Dhe fakti që të gjithë delegatët e Kosovës thanë njëzëri: Vazhdoni me pavarësinë se nuk pret ajo punë derisa të vijnë të gjithë të ftuarit. Është një shembull i asaj urgjence që ne kemi për punët që nuk presin. Sot ndoshta jo të gjithë kanë pasur mundësi të vijnë, ama festa do të vazhdojë edhe për ta. Nesër ndoshta jo të thotë do të jenë të mundur për punë, por puna do të vazhdojë edhe për ta. Ndoshta pasnesër ndoshta jo të gjithë janë gati për progresin, por progresi duhet të ecë përpara, duhet të vazhdojë edhe për ta. Ju falenderoj me gjithë zemër që jeni këtu”, tha ai.

    “Dua të falënderoj të gjithë po i quaj tani delegatë, ashtu siç i quante Ismail Qemali, të gjithë delegatët që na kanë ardhur nga vist tona arbëreshe, kështu që faleminderit shumë, një duartrokitje për të gjithë miqtë arbëreshë që prej 500 vitesh ruajnë gjuhën, ruajnë kulturën, ruajnë ritet tona. Ju falënderoj me zemër që që jeni këtu kaq të shumtë dhe jeni bërë pjesë kaq e fortë e komunitetit tonë” tha ai.

    Veliaj vuri theksin te roli kyç i Unionit të Bashkive Shqiptare, duke theksuar se ky organizëm përfaqëson shumicën e shqiptarëve, duke i cilësuar kryetarët e bashkive si ambasadorë të progresit dhe dinjitetit kombëtar.

    “Sot ky union, bashkimi ynë, përfaqëson shumicën e qytetarëve që kanë kombësi shqiptare. Kjo do të thotë që shumica e shqiptarëve qeverisen prej zyrave tuaja, prej vendimeve tuaja, prej skuadrave tuaja. Kjo do të thotë që keni përsipër një mision të jashtëzakonshëm, për t’i dhënë dinjitet kombit tonë, pavarësisht kufijve shtetërorë, pavarësisht ndarjeve kufitare për t’i dhënë secilës hapësirë ku jetojnë shqiptarët, ku studiojnë nxënësit tanë, ku pensionojnë të moshuarit tanë, ku kalojnë kohë në universitet, ku mjekohemi në spitale, ku shëtisim në parqe, në secilën prej hapësirave që prek dora jonë, le të jetë kjo me dinjitet dhe të jetë kjo një vepër patriotike.”- u shpreh Veliaj./Radar.al

    28 Nëntori Erion Veliaj festa e pavaresise Parada e shqiptarëve në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026

    BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, në shënjestër bankat, nafta dhe “flota në hije”

    July 23, 2026

    Nafta kalon pragun e 100 dollarëve për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet globale

    July 23, 2026

    Përkeqësohet moti, Policia paralajmëron: Shmangni daljet në det dhe tregoni kujdes në rrugë

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.