TIRANË– Kreu i PD-së, Sali Berisha sapo ka mbërritur në Selinë Blu, vend në të cilin është rikthyer pas gati 11 muajsh.
Sot GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, pas hetimeve mbi çështjen ‘Partizani’.
Sali Berisha u prit me brohorima nga mbështetësit e tij në selinë blu. Simpatizantët mbajnë në duar flamurin e SHBA-ve dhe të Partisë Demokratike./Radar.al


