TIRANË– Paraditen e sotme është dhënë vendimi për lirimin e Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për lirimin nga masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.
Vet ish-kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke lajmëruar se në orën 13:30 do të jetë në konferencë me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.
“Miq, në ora 13:30 ju ftoj të ndiqni konferencën time me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike. #sb”-shkruan Berisha./Radar.al


