Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    FMN: Dobësimi i kërkesës për turizmin mund të sjellë një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme

    November 27, 2024

    TIRANË– Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri pozitive në 2024, duke u bërë ndër më të shpejtat në Europë. Gjithsesi tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme.

    Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë.

    Këto gjetje u publikuan në njoftimin për shtyp të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Anke Weber, që përfshin David Bartolini, Fazurin Jamaludin, Jakree Koosakul dhe Hasan Toprak, i cili zhvilloi diskutime në kuadër të Konsultimit të Nenit IV me Shqipërinë për vitin 2024 gjatë periudhës 13-21 nëntor.

    Ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë për vitin 2024. Pas rritjes me 3,9 për qind në vitin 2023, stafi i FMN- së parashikon një rritje reale të PBB-së me 3,6 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Rritja për periudhën 2025-2029 pritet të mbetet e fortë, në rreth 3½ për qind, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi, duke pasur parasysh çmimet konkurruese dhe përmirësimin e kapacitetit të këtij sektori.

    Inflacioni në fund të vitit 2024 pritet të jetë rreth 2 për qind, poshtë objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë (BSh). Edhe pse efektet bazë të rënies së konsiderueshme të inflacionit mujor në fillim të vitit 2024 do të rritin përkohësisht inflacionin gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kthimi i qëndrueshëm tek objektivi nuk pritet përpara vitit 2026, duke marrë parasysh shkallën e lartë të inercisë në procesin e inflacionit në Shqipëri. Deficiti i llogarisë korrente parashikohet të arrijë në 3,4 për qind për vitin 2024 dhe pritet të ketë një rritje të lehtë në afat të mesëm, për shkak të importeve më të larta të nxitura nga projektet e mëdha të investimeve publike.

    Rreziqet rreth këtij parashikimi janë përgjithësisht të ekuilibruara. Tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme, ndërsa rritja sërish e çmimeve të mallrave apo përsëritja e goditjeve lidhur me motin mund të rritë çmimet e energjisë elektrike dhe të nxitë prapë inflacionin. Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë, duke pasur parasysh shkallën ende të konsiderueshme të borxhit në monedhë të huaj.

    Në kahun pozitiv, aktiviteti i turizmit mund të vazhdojë të performojë përtej pritshmërive. Reformat strukturore me bazë të gjerë, në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE – ende jo pjesë e skenarit bazë të stafit të FMN-së — do të nxisnin në mënyrë domethënëse rritjen.

    Përforcimi i të ardhurave fiskale, besueshmërisë dhe transparencës për të siguruar rritje gjithëpërfshirëse

    Pritet që autoritetet të tejkalojnë realizimin e objektivit të buxhetit për vitin 2024 dhe synojnë një qëndrim fiskal më të lehtësuar në vitin 2025. Me të ardhurat në rrugën e duhur falë konjukturës së favorshme dhe vonesat në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale, suficiti primar për vitin 2024 pritet të jetë rreth 0,5 për qind e PBB-së, lehtësisht më i lartë sesa objektivi buxhetor prej 0,3 për qind e PBB-së.

    Buxheti i vitit 2025 synon një balancë primare zero. Stafi i FMN-së parashikon një konsolidim të kufizuar fiskal në vijim, me balancën primare, që pritet të levizë rreth zeros për periudhën 2026-2029 dhe me autoritetet qe vazhdojnë të zbatojnë rregullat fiskale. Borxhi publik, i cili pritet të jetë rreth 56 për qind deri në fund të vitit 2024, parashikohet te reduktohet në nivelin 50 për qind ne vitin 2029 dhe vlerësohet si i qëndrueshëm në periudhën afatmesme.

    Një përpjekje më e fortë fiskale sesa ajo e parashikuar aktualisht do të ulte nevojat për financim bruto dhe do të rriste qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve fiskale. Për këtë qëllim, stafi i FMN-së rekomandon për periudhën 2025-29 një suficit të lehtë primar në rreth ¼ për qind e PBB-së—çka do sjellë si rezultat një qëndrim fiskal përgjithësisht asnjanës nga viti 2026 e më tej.

    Kjo do të kërkojë masa fiskale neto shtesë në rreth 1 për qind të PBB-së, ku përfshihen reformat në administrimin e të ardhurave dhe politikën tatimore dhe përpjekjet për të prodhuar efikasitet më të lartë në shpenzime, përfshirë nëpërmjet digjitalizimit të mëtejshëm. Për më tepër, përmirësimet e bëra në kuadrin e menaxhimit të investimeve publike do të lehtësojnë shpenzimet që ndikojnë në rritje në arsim, infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe veprimin për klimën. Këto politika duhen shoqëruar me forcimin e vazhdueshëm të menaxhimit të borxhit publik për të zgjatur maturitetin./MONITOR

    FMN sektori i pasurive të paluajtshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.