TIRANË– Menjëherë pasi është dhënë vendimi për lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga masa e sigurisë “arres në shtëpi, ka reaguar nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.
Ai shprehet se fitorja e Donald Trump ka arritur edhe në Shqipëri.
Gjekmarkaj thekson se me lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, era e ndyshimit po vjen në vendin tonë.
“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”- shkruan ai.
Kujtojmë se gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, mori sot për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës. Sipas avokatit të kreut të PD-së, ndaj Sali Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie./Radar.al


