Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Si arriti grupi kriminal Çopja të korruptojnë gjyqtaren Pajtime Fetahu përmes mikut të saj, e quanin ‘komshija’

    November 25, 2024

    Në këtë artikull Radar.al risjell dhe një herë pjesë të dosjes hetimore të SPAK lidhur me ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila këtë 25 nëntor u vu në pranga.

    Hetimet e SPAK për grupin kriminal Çopja zbuluan lidhjet e bandës në sistemin e drejtësisë. Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu akuzohet se mori ryshfet 11 mijë euro dhe një monedhë floriri. Kërkoi nga grupi kriminal t’i blihej dhe një celular.

    Sot u arrestua, pak muaj më parë gjyqtarja Pajtime Fetahu qante para kolegëve: Nuk kam lidhje me Çopjat

    Krahas penetrimit në radhët e policisë, grupi kriminal Çopja kishin të besuarit e tyre edhe në radhët e sistemit të drejtësisë.

    Bëhet fjalë për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu e cila akuzohet për korrupsion dhe aktualisht ndodhet në “Arrest shtëpie”.

    Sipas komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC, gjyqtarja, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes shtetasit Arzen Mama, mik i saj.

    Në biseda anëtarët e grupit Çopja i referohen gjyqtares me nofkën “komshija”.

    Këto njohje, Arzen Mama i ka shfrytëzuar, për të marrë prej ish gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim. Si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.

    Krahas informacionit që i ka përcjellë grupit Çopja për masën “Arrest me burg” për kundërshtarin e tyre Erion Alibej, më 18 shtator 2020 para se të ekzekutohej vendimi, gjyqtares i është kërkuar nga Mikael Qosja nëpërmjet shtetasit Arzen Mama që ajo të ndikojë dhe të ndihmojë në lehtësimin e pozitës proceduriale të anëtarëve të grupit Çopja konkretisht shtetasve Ervis Daka dhe Altin Kamami.

    Sipas SPAK është evidentuar në të paktën dy raste gjyqtarja Fetahu ka marrë nga shtetasi Mikael Kamami (Qosja) nëpërmjet shtetasit Arzen Mama shuma monetare si përfitim i padrejtë, 10.000 Euro, 1.000 Euro dhe një monedhe floriri si dhuratë për mbesën e porsalindur.

    Gjithashtu Euronews Albania mëson sipas dosjes dhe akuzës së ngritur nga SPAK se shtetasja Pajtime Fetahu i ka kërkuar shtetasit Arzen Mama që t’i blejë një aparat telefonik celular.

    Pak javë më parë para gjykatës së posaçme ish-gjyqtarja mohoi akuzat dhe e prekur deklaroi se nuk ka dijeni për atë që e akuzojnë ndërsa për mediat nuk dha asnjë prononcim.

    Pajtime Fetahu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    June 6, 2026

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    June 6, 2026

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.