Një operacion i madh i SPAK në Elbasan sot, i cili ende po vijon, ka çuar në pranga ish-gjyqtarët Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Burime jo zyrtare thonë se ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.
Deri tani dihet se në pranga kanë rënë 2 ish gjyqtarë të Elbasanit Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.
Ndërsa është kontrolluar banesa edhe e ish gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa.
Si arriti grupi kriminal Çopja të korruptojnë gjyqtaren përmes mikut të saj, e quanin ‘komshija’
“Arrest shtëpie’ është firmosur edhe për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri.
Fetahu, aktualisht ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Çopja”, ku ajo dyshohet për përfshirje në raste korrupsioni.
Ish gjyqtarja Fetahu u arrestua me 11 persona të tjerë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, teksa SPAK lëshoi 33 urdhër-arreste në total.
Kur mori pjese ne seancen per vleresimin e mases se sihurise, burimet thanë se ajo është përlotur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka lidhje me grupin e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila ka qarë para togave të zeza.
Ndaj saj, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pas daljes nga seanca ish-gjyqtarja u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë.
Akuzat
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
U arrestua ditën e sotme nga SPAK. Ja kush është gjyqtarja që gjykoi grupet kriminale


