Teksa vijon marshimi për nxënësin Martin Cani, i cili mbeti i vrarë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Shoqja e tij e klasës mbajti fjalën para qytetarëve, tha se ajo dhe shokët e saj të klasës humbën një shok zemre.
Më tej, vajza shton tha se shkolla kishte kërkuar që sot të zhvillohej mësim për të hequr mendjen nga humbja e Martinit.
“Jam një nxënëse nga klasa e Martinit. Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur 9 vite në klasë. Kur e mendoj që kemi humbur… na ka lënduar kaq shumë në zemër. E kemi parë që kur është rritur. Kur e mendoj se në shkollë në vend të jemi të sigurt, të lumtur, të jemi të frikësuar se kush mund të na kërcënojë. Ne shihnim në shkollë nxënës me thikë në dorë se si bënin të fortë. Ku është kjo siguri nga shkolla, nga oficerja. Kem i humbur një shok të zemrës. Ata donin që ne të bënim mësim që ne ta kalonim këtë gjë. Nuk di çfarë turpi kanë ata që e drejtojnë atë shkollë. Më vjen shumë keq dhe jemi të lënduar nga humbja e shokut tonë 14-vjeçar.”, u shpreh shoqja e klasës së Martinit.
LEXO EDHE:
Tezja e Martinit humb ndjenjat në protestë: Nuk e çuam në luftë të na e th*rin


