Dita e sotme shënoi plot 80 vite nga çlirimi i kryqytetit të Shqipërisë.
Për rjedhojë në Tiranë u mbajtën homazhe të “Ushtari i Panjohur” në nder të ushtarëve që dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit.
Por ajo ç’ka tërhoqi më shumë vëmendje nëpër rrjet ishte reagimi i bërë nga ish-themelues i PD-së 34 vjet më parë, Ridvan Peshkëpia.
Peshkëpia shkruan se 17 nëntori nuk ishte çlirim por një ekzekutim në masë i parisë intelektuale.
Por shkon edhe më tej, kur i bën të gjithë komunistët si vrasës dhe lëshon kumtin: Një komunist i mirë, është një komunist i vdekur”.
Postimi i plotë
NJË REKUJEM PËR 17 NËNTORIN
70 vjet më parë, një tufë bandash egërsirash, kriminelë të lindur që i joshte gjaku dhe pushteti, ranë në Tiranë dhe fillyan ekzekutimet masive të parisë shqiptare. Ky ishte preludi i njërit nga regjimet më gjakatare që ka parë historia e njerëzimit. Dështimi tragjik i atij sistemi politik do kishte turpëruar cilindo që edhe në mënyrë periferike do kishte pasur sado pak gisht në atë që ndodhi. Por jo komunistët shqiptarë dhe pinjollët e tyre. Sot, në media apo rrjete sociale do gjeni vetëm festimet e tyre, çka janë vallëzimet e tyre mbi gjakun e viktimave të tyre. Nuk thonë kot, një komunist i mirë është vetëm një komunist i vdekur.
Kjo ditë duhet të shërbejë për ne si një kuntesë e përherëshme për tragjedinë shqiptare të importuar nga Jugosllavia dhe të zbatuar nga kriminelët e kuq të bandave partizane. Një derr mbetet derr edhe po ta lyesh me buzëkuq dhe një partizan mbetet një kriminel edhe po ta shpallësh hero.



