Së fundmi Esmeralda Duro, gruaja e Bledar Duros, mësuesit të vënë në pranga për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij të Korçë, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.
Përgjatë fjalës së saj Duro pretendon se bashkëshorti i saj është i alkoolizuar dhe mesazhet ndaj vajzave i ka dërguar nën efektin e alkoolit.
Pjesë nga intervista:
Esmeralda: Nuk dua që ai të mendohet që ka qenë në koshiençë. Nuk ka qenë koshient. Ata thonë që është vazhdimësi e një muaji, jo! Ka pasur kontakt gjatë gjithë kohës se ishin në grupin e pikturës. Një dobësi e tij e rënduar nga alkooli e ka çuar në atë vepër. Nuk dua ta shfajësoj por shkaku kryesor është alkool. Nuk e keni prekur këtë fakt. Nuk po e shfajësoj por ka qenë i pavetëdijshëm.
Sidorela: Nuk e shfajëson, po sikur ta përdhunonte.
Esmeralda: Ti pyetjet mund ti bësh si të duash ti për ta rënduar më tepër.
Sidorela: E rëndoj unë apo mesazhet.
Esmeralda: Unë e di problemin që ka, nuk kam pse të ndihem në faj.
Sidorela: A keni fëmijë?
Esmeralda: Këtë pyetje nuk mund të ma bësh.
Sidorela: Nuk do të them po ti ndodhte fëmijës tënd.
Esmeralda: Nuk kam akoma, por e di çdo të thotë kjo që ka ndodhur. Jam në krah të prindër dhe vajzave. Ne bashkë me bashkëshortin tim që ndodhet në këtë pozitë, e kemi yrruer këtë fakt. Kjo është vetëm pasojë e alkoolit. Ishte një pjesë e dobësisë së tij, nuk dua të shfajësoj apo shfajësoj vajzat.
Sidorela: Si po e përjeton bashkëshorti?
Esmeralda: Jo, vetëm përmes avç=okatit. Ndihet në faj. Korça e njeh shumë mirë kush është Bledi. Jemi shumë të shqetësuar nga kjo që ka ndodhur. Më besoni që nuk ëshjtë njeri i tillë. Kjo është e pavërte, jam e indinjuar nga mendiat prandaj mora këtë vendim për të folur. Thonë është prej një muaj.
Sidorela: Edhe po ndodhi njëherë nuk është mirë. Të erdhi keq për mesazhet?
Esmeralda: Jam koshiente. Nuk i kam lexuar mesazhet. Ndjesë që po i faktoj në emër, pse duhet të zgjasnin në vend tja bënin bllok. Jo ta çonte gjënë deri në këtë lloj pikë. Një njëri nëse do jesh në rregull me veten tënde, bën bllok, ka një drejtori dhe ai Bledi njihet shumë mirë në shkollë.
Sidorela: Më fal që të pyes, prej sa vitesh jeni të martuar?
Esmeralda: 15 vitesh. Ma besoj të këtij lloji nuk ka pasur probleme. Është përdorues i alkoolit dhe vitin e fundit është rënduar. Nuk ka pasur shenja dhune por shenja nervozimit nga alkool. Kur nuk konsumonte alkool, ishte i kulturuar i edukuar. Nuk është fare ashtu, është një artist.
Sidorela: Mos ja vëmë emrin artist të paktën.
Esmeralda: Nuk mund t’ia heqësh ti.
Sidorela: Ja kanë hequr ato mesazhet.
Esmeralda: Kjo gjë ka ndodhur vetëm nën efektin e alkoolit, nëse do ishte koshient nuk do ndodhte kjo. Bashkëpunimi në bisedë, nëse do duhej që këto vajzave të ndalonin dhe të stoponin pa e fryrë në këtë lloj mase. Sot duhet të jemi para këtij fakti. Nuk është kështu personi.


