Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Ju futët molotovë e s’pranoni slidet”/ Gazetari e thotë troç: Opozita pengon Beqajn të dëshmojë se mund t’i nxjerrë keq

    November 14, 2024
    "Ju futët molotovë e s'pranoni slidet"/ Gazetari e thotë troç: Opozita pengon Beqajn të dëshmojë se mund t'i nxjerrë keq

    Ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24 të ftuarit debatuan në lidhje me komisionin hetimor për konçensionet në shëndetësi.

    Rikutojme se gjatë dy ditëve të fundit plasi debate mes pozitës dhe opozitës lidhur me mënyrën se si ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të jepte dëshminë para komisionit.

    Gazetari Flogert Muça tha se opozitës nuk i ka interesuar të zbardhë asgjë për sterilizimin, duke e akuzuar për lojë.

    Nga ana tjetër deputeti Saimir Korreshi tha se komisioni është bllokuar nga mazhoranca.

     “Ka rënë rendi Kushtetues”, tha Korreshi.

     Flogert Muça: Politika është një lojë e madhe ku secili bën atë lojën e tij. Por nuk mund të vijë z. Korreshi të bëjë sikur është qelibar dhe pastaj na thotë që 90% e gjërave bëhen poshtë tavolinës. E dyta tregon se keni një kompleks, duke i thënë Beqajt mos i nxirr ato të 2009-ës se dalim keq ne. Ju shkelni rregulloren e Kuvendit, ju nisni flisni për procedura, por vetëm për atë nuk flisni. Tani ju i kërkoni Beqajt si të flasë. Po slidet nuk janë molotovë, ju keni futur në Kuvend edhe molotovë. Këtyre nuk u intereson fare të zbardhin asgjë për sterilizimin, opozita po bën lojë aty. Këta e dinë që nëse do të bëhet një zbardhje të aferave do e bëjë SPAK, por këto nuk e njohin SPAK. Atje u bë tallava me Albanën, jo komision hetimor. Ku keni parë ju që Kryetarja e një komisioni ti thotë një dëshmitari hajdut? Po ku keni parë ju që kryetarja e komisionit ti thotë kolegut të saj hajdut?

    Saimir Korreshi: Ato slidet që donte të paraqiste Beqaj nuk ishin objekt i hetimit parlamentar. Unë nuk i kam thënë SPAK ndonjëherë organizatë kriminale dhe që në fillim kemi marrë miratimin e Prokurorisë lidhur me dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë. Që ta dish, socialistët e kishin ndarë mendjen që s’donin ti jepnin jetëgjatësi këtij komisioni hetimor. Nuk i dhanë kohë as komisionit për të hartuar dhe miratuar Komisionin. Ne na duhet dëshmia e Ilir Beqjas, ashtu sikundër na duhet dëshmia e të gjithë aktorëve pjesëmarrës. Mazhoranca e ka bllokuar këtë komision, praktikisht ka rënë rendi Kushtetues. Në asnjë vend të Botës nuk ndodh që thërritet Kryeministri dhe nuk paraqitet, ai e di sikur e ka bahçen e vet.

    Shpendi Gashi: Nuk kam pritur asnjë rezultat nga një institucion shterpë siç është kthyer Kuvendi i Shqipërisë. Qoftë edhe sikur një person të jetë i dënuar, bie nocioni i parlamentarizmit, intelektualizmit. Për çfarë më duhet mua të dëgjoj Ilir Beqaj, kur e di që politikat shëndetësore do të jenë aty sikundër janë, pra nuk ndryshon gjendja. Këtu çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.

    LEXO EDHE:

    Çështja “Ilir Beqaj”/ Nis me debate sot seanca plenare

    Debatet pas mesante tek “Shëndetësia”/ Beqaj debaton me demokratët, Vokshi mbyll mbledhjen: Po na kërcënon

    Beqaj deshmia Flogert Muça opozita e pengon
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.