Një shtetas shqiptar i identifikuar si Erland Krasniqi, 25 vjeç, i lindur në Kavajë ditën e sotme është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri.
Burimet bëjnë me dije se Krasniqi hapi zjarr para 6 muajsh te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës.
Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


