Burimet bëjnë mer dije se seanca u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “sot nuk po i japim dot drejtim”.
Seanca e pyetjeve me ish-ministrin Ilir Beqaj pritet të rinisë nesër në rreth orës 10:30.
“Këtu e mbyllim, me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.
Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët dhe socialistët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.
LEXO EDHE:
Merr ujin me vete/ Ilir Beqaj nuk i zë besë Kuvendit, nga çanta nxjerr shishe edhe për avokatin


