Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.
Ish-deputeti i cili ndodhet pas hekurave, mësohet se ka biseduar në SKYECC edhe me Julian Meçajn, një prej ish-anëtarëve të Bandës së Durrësit.
Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se Meçaj mban nofkën “Sakati”.
Më 10 dhjetor 2020, Jurgis Çyrbja bisedon me Julian Meçajn, i cili i kërkon ndihmë, që deputeti të ndërhynte tek Gjushi për një mikun e tij që e kishin arrestuar, në mënyrë që të vonoheshin letrat nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim vonimin e ekstradimit.
Nga mesazhet e aplikacionit “Sky”, Jurgis Çyrbja thirret nga Julian Meçaj me nofkën “Pula”, për shkak se familja e tij në Shijak ka një biznes për rritjen dhe tregtimin e pulave.
Meçaj, e informon Jurgis Çyrbjan për ndalimin e një mikut dhe të tij të interesohej për mundësinë që ekzistonte për të vonuar procedurën dokumentare që ka në dorë Ministria e Drejtësisë.
Ndër të tjera Juliani i shkruan në “Sky” Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:
“…pula je, jam J. O vëlla e kanë nalu shokun ça mund të bëjmë nonji gjë, me ja vonu letrat, e ku di unë. Fol me Gjush, e cel të lujnë fort, o vlla shif të bëjmë më të mirën, ne e dimë që janë kot këto, po Minstria Drejtësis, e ka në dorë, ajo i çon letrat. Shif me ja vonu letrat nga inter….”.


