TIRANË– Apeli i GJKKO nuk ka ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg për Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj ndaj Ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pellumb Muharremi.
Bëhete me dije se Julian Meçaj kishte kërkuar që ndaj tij të caktohej një masë më e butë nga gjykata.
Gjithashtu, Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan te kryenin atentate te tjera ndaj Arjan Ndojes, Pëllumb Muharremit si dhe personave të tjerë.
Kujtojmë se Meçaj u deportua në Gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.


