Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, këtë javë ka konfirmuar zërat që qarkullonin për ndarjen e saj nga aktori i humorit, Romeo Veshaj.
Në një mënyrë të qartë dhe të papritur ajo hoqi të gjitha fotografitë me Romeon nga profili në llogarinë e saj në Instagram, duke lënë pas çdo dyshim për statusin e lidhjes së tyre.
Përveç fotove, Heidi ka eliminuar edhe “highlights” që përmbanin momente të përbashkëta e të ëmbla me aktorin, duke theksuar kështu vendimin e saj për të shkëputur çdo lidhje me të.
Heidi ka humbur këtë javë 1 mijë ndjekës dhe numëron 253K.


