Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Korçë.
Burimet bëjnë me dije se është zbardhur deklarata e 41 vjeçarit që plagosi me thikë ish-të dashurën e tij.
“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam këthyer kam rinisur me Mandarinën mardhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”, tha ai.
Kjo është deklarata e shkurtër që Ilir Çami ka dhënë para forcave të policisë.


