Një nga personat organizatorë të protestës së 29 tetorit në Elbasan, që u ndalua nga policia e qytetit rajonal është edhe kryetari i PD në Pogradec, Genti Çela. Po ashtu me të u ndalua edhe kryetari i PL në Pogradec Gentian Çala.
Çela përmes rrjeteve sociale sonte (30 tetor) ka njoftuar se është liruar nga Komisariati.
“E gjitha është vetëm treguesi i qartë i grahmave të fundit të një regjimi që mbahet në këmbë nga krimi që drejton dhe vendos deputetë, ministra dhe i jep oksigjen dikujt që ende vetëquhet kryeministër.”, shkruan ai.
Emrat-foto/ Kush janë kryetarët e PD-PL që u ndaluan nga Policia e Elbasanit pas protestës
POSTIMI I PLOTE
Të dashur miq, sapo jam liruar nga komisariati i Elbasanit.
I ndaluar për protestën e djeshme së bashku me kryetarin e PL Pogradec, mjekun Gentian Çala dhe anëtarin e kryesisë së PD, z. Luan Tollozhina.
Dua t’u falenderoj të gjithëve për mbështetjen, telefonatat dhe mesazhet e panunërta.
Mënyrat komuniste të regjimit trembin e frikësojnë askënd.
E gjitha është vetëm treguesi i qartë i grahmave të fundit të një regjimi që mbahet në këmbë nga krimi që drejton dhe vendos deputetë, ministra dhe i jep oksigjen dikujt që ende vetëquhet kryeministër.
Për gjithçka do të përgjigjen një ditë, madje me kamatëvonesë.
Faleminderit nga zemra!


