Një nga personat organizatorë të protestës së 29 tetorit në Elbasan, që u shpall në kërkim nga policia e qytetit rajonal dhe më pas u ndalua është edhe kryetari i PD në Pogradec, Genti Çela. Po ashtu me të u ndalua edhe kryetari i PL në Pogradec Gentian Çala.
Në një deklarim për mediat këtë të mërkurë, Flamur Noka tha se PD “dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe vecanërisht të kryetarit të PD Pogradec zotit Genti Cela.
Në një akt banditesk I denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë”.
Policia e Elbasanit njoftoi se: Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, te rrethrrotullimi në Shijon, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit
DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA
Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënë në zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë.
Partia demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesve kryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe vecanërisht të kryetarit të PD Pogradec zotit Genti Cela.
Në një akt banditesk I denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të cdo demokrati dheopozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.
Opozita nuk ndalet dhe as trembet.
Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.
Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.
I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetë marshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur.
Cdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë..
Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk është më i pamposhtur se ai i Hitlerit.
Cdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhe mbështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafë për të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd.
Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetë populli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dhe ushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.
Ajo herë ka kaluar.
Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.
Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.