Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa forcat amerikane kanë ndaluar 21 anije që të largohen nga Ngushtica e Hormuzit, si pjesë e bllokadës së vendosur nga Uashingtoni katër ditë më parë.
Lajmi është bërë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila njofton se të gjitha anijet iu bindën urdhrave amerikanë dhe u kthyen drejt Iranit.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bllokada detare “do të mbetet plotësisht në fuqi” derisa të arrihet një marrëveshje me Teheranin.
Guided-missile destroyer USS Michael Murphy (DDG 112) patrols the Arabian Sea, April 17, as U.S. forces enforce the naval blockade on ships attempting to enter or exit Iranian ports. Since commencement of the blockade, 21 ships have complied with direction from U.S. forces to… pic.twitter.com/2Ro1lq6ORq
— U.S. Central Command (@CENTCOM) April 18, 2026
Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se mund të rivendosë bllokadën e tij në këtë rrugë strategjike ujore nëse masa amerikane nuk hiqet.
Pavarësisht tensioneve, të dyja palët kanë bërë me dije se bisedimet për paqe do të vazhdojnë për sa kohë mbetet në fuqi armëpushimi dyjavor.


