Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të forcohet herë pas here deri në 10 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.


