FIER– Nga takimi me të moshuarit në qytetin e Fierit, Kryeministri Edi Rama ka treguar dy objektivat e Partisë Socialiste për mandatin e katërt.
Bëhet fjalë për anëtarësimi europian dhe rritjen e pensioneve.
“Dy gjëra janë të rëndësishme për mua të paktën, më shumë se të gjitha të tjerat, për mandatin e 4. E para është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, e dyta lehtësimi sa më i madh të frymëmarrjes së pensioneve, që Shqipëria në BE të mos jetë vetëm Shqipëria e të gjithë të tjerëve që janë në moshën aktive me mundësi më të mëdha, por edhe Shqipëria ku pensionistët e fillojnë ditën më të buzëqeshur. Anëtarësimi europian dhe rritja e pensioneve janë dy objektivat më të mëdha të PS. Për këtë mos kini asnjë dyshim. Sot kemi në kushtet dhe t’ju themi se këtë vit të ri do buzëqeshni më shumë se çdo vit të ri më parë.”-ka thënë Rama./Radar.al
Bonusi për pensionistët/ Rama premtim të moshuarve: Këtë Vit të Ri do të buzëqeshni më shumë


