E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, para pak çastesh ka bërë dedikim e radhës tepër prekës për partnerin e saj të ndjerë që humbi jetën më 16 tetor pasi u vetëhodh nga kati i 3 i një hoteli.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa postoi disa foto me copëza lumturie që ka kaluar me Liam, ajo na zbuloi nëpërmjet shkrimit të saj se vitin e ardhshëm kishin planifikuar për dasmë.
Krahas një fotoje të çiftit të përqafuar bardh e zi, Kate Cassidy , 25 vjeç, tha se zemra e saj ishte ‘e këputur’.
“Ti solle kaq shumë dritë në jetën time. Disa javë më parë, ne u ulëm jashtë në një mbrëmje të bukur duke manifestuar jetën tonë së bashku. Unë e mbaj shënimin tënd afër, edhe pse më ke thëne të mos e shikoj. Aty thuhej: “Unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti/të fejuar dhe së bashku përgjithmonë 444”. Liam, e di që do të jemi bashkë përgithmonë, por jo ashtu siç kishim planifikuar. Do të jesh githmonë me mua. Kam fituar një engjëll mbrojtës. Unë do të të dua për pjesën tjetër të jetës sime dhe më shumë, duke mbajtur me vete ëndrrat dhe kujtimet tona kudo që shkoj. Përgjithmonë e jotja!”.


LEXO EDHE:
Vdekja tragjike e Liam Payne, Zayn Malik pezullon turneun e tij
Kush u përfshi tjetër? Personi në dhomën përballë Liam Payne tregon se dëgjoi …


