Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Blinken në Izrael, teksa SHBA-ja synon të rinisë bisedimet për armëpushim në Gazë

    October 22, 2024
    Blinken në Izrael, teksa SHBA-ja synon të rinisë bisedimet për armëpushim në Gazë
    Skretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pasi arriti në Tel Aviv më 22 tetor 2024.

    IZRAEL– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 tetor po qëndron në Izrael në vizitën e tij të 11-të në rajon që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Ai pritet të takohet me zyrtarët kryesorë, teksa SHBA-ja po synon të rinisë përpjekjet për armëpushim pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Yahya Sinwar.

    Blinken arriti në Izrael disa orë pasi Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror të martën.

    Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

    SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për muaj të tërë kanë ndërmjetësuar bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, duke tentuar të arrihet një marrëveshje në mënyrë që Hamasi të lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës dhe të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

    Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, akuzuan njëri-tjetrin për vendosje të kushteve të papranueshme gjatë verës dhe bisedimet u ndërprenë në muajin gusht.

    SHBA-ja po ashtu po tenton të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, por këto përpjekje dështuan kur muajin e kaluar u rritën tensionet dhe Izraeli kreu një sërë sulmesh, duke vrarë edhe liderin e grupit, Hassan Nasrallahun, dhe komandantë të tjerë të lartë.

    Izraeli aktualisht është duke kryer një operacion të madh në veri të Gazës. Po ashtu, Izraeli po kryen një sërë sulmesh në mbarë Libanin, duke shënjestruar Hezbollahun.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

    Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut./REL

    Blinken Gazë Izrael SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.