Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër (14 tetor). Një i mitur ka vdekur në spital, pasi shkoi me plagë të rënda nga goditjet me thikë.
Bëhet me dije se ai ishte përfshirë në një sherr me një person që ende nuk është identifikuar.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


