Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    FOTOT / Nga Arbana Osmani, Eduard Grishaj dhe Timo Flloko, tek Blendi Klosi dhe Bledi Cuçi, VIP-at që ndoqën premierën e filmit “Prokurori”

    October 11, 2024
    FOTOT / Nga Arbana Osmani, Eduard Grishaj dhe Timo Flloko, tek Blendi Klosi dhe Bledi Cuçi, VIP-at që ndoqën premierën e filmit “Prokurori”

    Emra të njohur të ekranit dhe politikës shqiptare u mblodhën mbrëmë në premierën e shumëpritur të serialit shqiptar “Prokurori,” që u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

    Mes të pranishmëve spikatën figura të njohura të shoëbizit dhe politikës, duke e bërë këtë premierë edhe më të veçantë dhe me ndikim për publikun e gjerë.

    Nga bota e ekranit, Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduard Grishaj, u shfaqën ndër të parët, tërhequr vëmendjen me elegancën e tyre.

    Florian Binaj, aktori i njohur i humorit, po ashtu ishte pjesë e këtij eventi, duke shtuar atmosferë pozitive në tapetin e kuq. Regjisori Leonard Bombaj, gazetarja dhe influencuesja Zhaklina Gjolla, si dhe finalistja e “Big Brother VIP” Nita Latifi ishin gjithashtu të pranishëm.

    Mbrëmjen e zbukuruan edhe dy emra të mëdhenj të kinemasë shqiptare, aktorët Timo Flloko dhe Vasjan Lami, të cilët janë gjithmonë të mirëpritur në evente të tilla. Gazmend Paja, një nga komedianët më të dashur për publikun shqiptar, ishte gjithashtu në mesin e të ftuarve specialë.

    Por jo vetëm bota e artit ishte e pranishme. Emra të njohur të politikës shqiptare, si ish-presidenti Bamir Topi, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, dhe deputetët Fidel Ylli, Blendi Klosi, dhe Bledi Çuçi me bashkëshorten e tij, zbukuruan gjithashtu këtë event të rëndësishëm kulturor.

    Seriali “Prokurori,” me regji dhe skenar të Fatmir Dogës dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, tregon historinë e një prokurori të ndershëm në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik.

    Kjo premierë ishte vetëm fillimi i suksesit, pasi seriali do të shfaqet më 12 tetor në Prishtinë dhe do të transmetohet në të gjitha kinematë kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës. Biletat janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online ose në kinematë përkatëse.

     

    emrat e njohur qe u mblodhen prokurori TOB
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.