HUNGARI– Kryeministri hungarez, Viktor Orban në konferencën e përbashkët e Kryeministrin Edi Rama, ka theksuar se “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme”.
“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme. Por kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën ndërmjet BE dhe Shqipërisë ku do të hapet grupkapitulli i parë. Përgëzoj Ramën dhe Shqipërinë, jam i gëzuar që vjen në një moment kur Hungaria ka presidencën e BE.“-tha Viktor Orban.


