Tregu i telefonave ka arritur pjekurinë dhe gjeneratat e fundit të pajisjeve kanë arritur përmirësime goxha të mëdha.
Inovacioni duket i pakët dhe çdo hap në teknologji është i kufizuar në Al, performancën e kamerës ose një kombinim i të dyjave.
Sipas mediave të huaja, kjo prirje po shtyn shumë konsumatorë të frenojnë blerjen e pajisjeve më të fundit.
Telefonat inteligjentë tani janë në një vend të ngjashëm me atë ku tregu i laptopëve ka qenë për një kohë të gjatë.
Realiteti qëndron ndryshe nga shumica e laptopëve, telefonat inteligjentë nuk janë krijuar për të qëndruar aq gjatë dhe lodhja zakonisht fillon të shfaqet pas vetëm 3-4 vjetësh, ndonjëherë edhe më shpejt nëse nuk keni qenë të kujdesshëm.
Për shumë konsumatorë kjo mund të jetë arsyeja e vetme që i shtyn drejt blerjes së një modeli më të ri jo nga emocioni për shpikjen e re, por nga acarimi me atë të vjetrën.


