Së bashku me trajnerin Silvinjo, përgjatë një konference për shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami.
“Besoj se ai gol që kam bërë është i kaluar. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik. E dimë se çfarë na pret. Na mungojnë disa lojtarë, por grupi është gati. Kemi lojtarë të rinj. Tuci ka bërë stërvitjen e parë me ne. Nuk ka rëndësi shumë individualiteti, e dimë që kemi mungesa, por kemi grup të fortë. Në shtëpi, çekët njihen për forcën e tyre. Do synojmë maksimumin. Të gjithë djemtë janë gati, të gjithë do synojnë vetëm më të mirën. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të gjithë.Si ekip jemi të fortë, kemi edhe individualistë të mirë. Ne jemi gati, të shikojmë çfarë do ndodhë”, është shprehur Bajrami.


