Seanca e ditës së hënë, 30 Shtator pritet të jetë e tensionuar. Ajo është thirrur të nisë në orën 17:00 pasdite.
Pak para saj PD ka mbledhur grupin parlamentar ku ka vendosur aksionin e saj.
Këtë të hënë, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie për “moskallëzim krimi”.
Kjo pritet të tensionojë situatën. Kuvendi do të bëjë më pas njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit dhe do i drejtohet KQZ e cila në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.
Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve institucionale me Parlamentin.


