Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Filmi “Prokurori” vjen në kinema në 10 Tetor/ U xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover

    September 28, 2024
    Filmi “Prokurori” vjen në kinema në 10 Tetor/ U xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Filmi “Prokurori” vjen në kinema në 10 Tetor/ U xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover
    Danny Glover

    TIRANË– Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

    Por, e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si Lethal Weapon (me Mel Gibson), The Color Purple, Predator 2, Saw etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.

    Me regjinë e jashtëzakonshme të Fatmir Dogës, filmi sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar. Për të, dashuria për vendin është më e fortë se interesat e atyre që nuk kanë atdhe në zemër. Roli kryesor i është besuar aktorit të talentuar Klodian Hoxha, ndërsa në role të tjera përfshihen edhe aktorë të tjerë të njohur të filmit shqiptar, si Romir Zalla, Gert Ferra, Marin Hoxha, Adriana Tolka, Sara Smaja, Desada Xhihani etj.

    Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë për publikun shqiptar në 10 Tetor në Cineplexx në TEG, e më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë./Radar.al

    Danny Glover Filmi “Prokurori”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.