Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skenari me bllokim aeroportesh e rrugësh, pak para arrestimit të Salianjit në PD ka lëvizje. Paralajmërimi i fortë se në 6 tetor…

    September 27, 2024

    Ndërkohë që në Partinë Demokratike ashtu si edhe në Prokurori dhe Polici nuk janë orë të qeta, teksa pritet arrestimi i Ervin Salianjit, demokratët janë duke u bërë gati paralelisht për radikalizimin e reagimit të tyre.

    Pas mbledhjes së Kryesisë, të enjten mbrëma, Flamur Noka paralajmëroi se protesta e parë do të jetë në datë 6 tetor. Kjo tha ai nuk do jetë një protestë të thjeshtë kombëtare, por do ketë përshkallëzim.

    Kujtojmë që burimet e Radar.al thanë se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD, pas dënimit të deputetit Salianji është folur skenari i bllokimit të Parlamentit, rrugëve, porteve dhe aeroporteve.

    Sot, këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, bën thirrjen e tij drejtuar qytetarëve për tu bashkuar në protestën kombëtare të 6 tetorit.

    Më poshtë statusi i Telitit:

    NË 6 TETOR RRUGËT E TIRANËS DO DEGJOHEN MË FORT SE KURRË!

    Në një kohë kur shteti po shkatërrohet nga korrupsioni, ku liritë themelore po shkelen cdo ditë, dhe ku drejtësia ka ndalur së ekzistuari, të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë një orë e më parë.

    Arrestimi i padrejtë i Liderit të Opozitës Sali Berisha dhe deputetit Salianji, janë treguesit e qartë të represionit që qeveria po ushtron mbi Opozitën dhe zërat e saj kritikë.

    Të protestojmë për në një shtet të drejtë, ku drejtësia nuk është për shitje dhe ku qytetarët nuk janë të shtypur.

    Kjo është një betejë për të drejtën tonë të jetojmë në një vend ku liria dhe e drejta e fjalës nuk janë të kufizuara!

    Së bashku, ne duhet dhe do të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë. Nuk mund të lejojmë që ky sistem të vazhdojë t’i përdorë organet e drejtësisë për qëllime personale dhe të mbajë peng të ardhmen e vendit tonë.

    Më 6 tetor, le të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit është më e madhe se frika që po përpiqen të mbjellin te shqiptarët.

    Më 6 tetor, rrugët e Tiranës do të dëgjohen më fort se kurrë më parë. Një zë i bashkuar që do të kërkojë: LIRI!

    DREJTËSI! DINJITET DHE ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME!

    Kjo është koha jonë, është koha e popullit!

     

    6 tetor protesta e pare burg per salianjin Ervin Salianji protesta te pd
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.