Detaje të reja janë zbuluar nga dokumenti i kërkesës së divorcit që Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku depozituan në Gjykatën e Tiranës gjatë ditës së sotme.
Referuar dokumentit mësohet se çifti afro 1 viti nuk jetonin së bashku, ndërsa mësohet se krisjet mes tyre datojnë rreth 2 vite më parë.
Mësohet se martesa e tyre nuk po funksiononte më sin ë fillimet e saja dhe mbeti formale.
“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.
Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.
Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën.
Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.
Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, thuhet në dokument.
Dyshja u fotografuan sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për seancën e tyre të përballjes, pas kërkesës që kanë paraqitur për t’u ndarë edhe në rrugë ligjore.
Një nga çështjet që mban pezull divorcin e çiftit është ndarja e pasurisë që ata kanë, dhe seanca e sotme ka qenë pikërisht për mënyrën se si do të bëhet përpjestimi i pronave që ata kanë.
Prej muajsh ata jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen.
LEXO EDHE:
https://radar.al/foto-mori-fund-perfundimisht-xhensila-dhe-besi-ne-dyert-e-gjykates/
https://radar.al/xhensila-myrtezaj-perfundon-ne-spital/


