Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Orikum, Vlorë ku një makinë përplasi për vdekje drejtuesin e një biçiklete.
Ditën e sotme policia bëri e dije se është vënë në pranga shoferi 32-vjeçari që kreu krimin e rëndë.
“Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së Orikumit, ku si pasojë humbi jetën shtetasi D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi drejtuesin e automjetit që e aksidentoi 46-vjeçarin, shtetasin K. C., 32 vjeç” njofton policia.


