Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum. Një 46-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina teksa po udhëtonte me biçikletë.
Aksidenti i rëndë ndodh rreth orës 20:20. Sipas policisë, shtetasi me inicialet K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


