Aksidenti i rëndë që pësoi biznesmeni i njohur Kristian Boçi u bë shkak i humbjes së shikimit në syrin e tij të majtë.
I shtruar në spitalin e Traumës, Boçi poston foto nga rutina e tij duke na treguar dhe mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ditën e sotme, biznesmeni postoi një foto ku shihet krah nënës së tij.
Kristiani përbri fotots shkruan së është e vështirë që të mësohet me humbjen e shikimit në njërin sy, ndërsa falenderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij.
“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetëve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlersojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Boçi.



