Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në qytetin e Durrësit ku një 22-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas burimeve, i riu në fjalë, pjesëtar i ekuipazhit, u rrëzua aksidentalisht nga shkallët e një anijeje e për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


