Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Ndeshja me Gjeorgjinë/ Silvinjo: Ata janë ekip i fortë por dhe ne do bëjmë një paraqitje të bukur para tyre

    September 9, 2024
    Ndeshja me Gjeorgjinë/ Silvinjo: Ata janë ekip i fortë por dhe ne do bëjmë një paraqitje të bukur para tyre

    Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Silvinjo u shpreh se të gjithë lojtarët janë gati dhe se pret një ndeshje të bukur në Tiranë.

    Vlerësimi dhe shpresa për ndeshjen me Gjeorgjinë – “Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”.

    Përgatitja për ndeshjen – “Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është i fortë, me forcë fizike, edhe Berisha se Laçi ishte vërtetë i lodhur. Për nesër nuk e dimë ende, e vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët”.

    Ndryshime të mundshme në formacion- “Pak a shumë është e njëjta përgjigje, se duhet shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë”.

    Roli i Bajramit- “Prej 1 viti e gjysëm, kemi filluar me Poloninë me skemën 4-3-3, Uzuni ka luajtur si sulmues krahu, tani është si sulmues qendror. E njëjta gjë ka luajtur me Bajramin, ka qenë në krah dhe është spostuar më pas në qendër. Kemi provuar skema të ndryshme. Me Bajramin në fushë, mund të aplikojmë dy skema. Do të vendosim në varësi të lojtarët. Bajrami është më felksibël dhe kërkon hapësira. Nuk po bëjmë prova, i kemi 2-3 mundësitë që funksionojnë, thjesht do të vendosim pas stërvitjes si do të luajmë ndaj Gjeorgjisë.”

    Kundërshtari – Është bërë një punë e mirë nga stafi. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intesitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre.

     

    konference ndeshja me gjeorgjine Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.