Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Ministrja Koçiu shoqëron për në klasën e parë dy fëmijët nga “Zyber Hallulli”: Riintegrim dhe mbrojtje sociale për çdo fëmijë në nevojë

    September 9, 2024
    Ministrja Koçiu shoqëron për në klasën e parë dy fëmijët nga “Zyber Hallulli”: Riintegrim dhe mbrojtje sociale për çdo fëmijë në nevojë
    Albana Koçiu

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e ka nisur ditën me fëmijët e shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” duke ju uruar për një vit sa më të mbarë shkollor.

    Ministrja Koçiu ka shoqëruar për në shkollën “Osman Myderizi” në Tiranë, Anjezën dhe Muhametin të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

    Koçiu është shprehur se në fokus të MSHMS-së është riintegrimi në shkollë si dhe mbrojtje sociale dhe asistencë në çdo kohë për çdo fëmijë në nevojë.

    Gjatë vizitës në shkollës “Osman Myderizi”, ministrja Koçiu ka uruar gjithashtu të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se angazhimin e vazhdueshëm të institucionit që ajo drejton për të siguruar që çdo fëmijë të rritet në një mjedis familjar, duke mundësuar mirëqenien, zhvillimin dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri.

    Edhe gjatë këtij viti të ri shkollor, të gjithë fëmijët do mund të përfitojnë nga Programet Kombëtare të MSHMS-së, për depistimin e shikimit dhe të kujdesit dentar ku deri tani kanë përfituar 600 642 fëmijë.

    MSHMS ka mundësuar hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla për evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në fazë të hershme. Rreth 208 mjekë stomatologë do të ofrojnë shërbime falas për 213,097 fëmijë në të gjithë vendin duke siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar.

    Gjithashtu, për herë të parë MSHMS ka përfshirë këtë vit Programin Kombëtar për Depistimin e Skoliozës për fëmijët e moshës 6-10 vjeç.

    Qeveria ka mundësuar rreth 3,500 bursa për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta sociale dhe ekonomike, nxënës në nevojë nga komunitetet rome dhe egjiptiane. Gjatë këtij viti arsimor, 850 psikologë dhe punonjës socialë do të ofrojnë këshillim psikologjik dhe përkujdesje sociale në shkollat e vendit.

    Albana Koçiu ministrja kociu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.