Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja nga qyteti i Korçës, e cila më 31 gusht u lye me benzinë nga bashkëshorti, i cili më pas i vuri flakën mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ishte Bledar Trëndafili, ai që e leu bashkëshorten e tij me benzinë.
Kujtojmë se dyshja jetonin të ndarë pasi ishin në proces divorci dhe Trëndafili është paraqitur në banesën ku jetonte 31-vjeçarja Melisa Trëndafili dhe pas një debati me të, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Ai është arratisur mënjëherë nga vendngjarja dhe policia e ka shpallur në kërkim.
Ndërsa, 31-vjeçarja si fillim u paraqit në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup dhe më pas u nis drejt Tiranës.


