Nicole Kidman është fotografuar duke shijuar një ditë relaksi pranë pishinës në Portofino të Italisë, në shoqërinë e biznesmenit të kapitalit privat Michael Reinstein.
Aktorja 59-vjeçare dhe Reinstein janë parë duke pirë kokteje dhe duke biseduar e qeshur pranë pishinës së një hoteli këtë javë.
Në disa prej fotografive, të siguruara nga “Page Six”, dyshja duket mjaft e afërt. Në një moment, Reinstein i hoqi me shaka kapelën e bardhë prej kashte që Kidman kishte vendosur mbi fytyrë. Në një tjetër, ai u afrua pranë aktores ndërsa të dy qëndronin në shezlongët e tyre.

Lajmet për një romancë mes tyre filluan që javën e kaluar, kur të dy ishin fotografuar duke biseduar jashtë dhomës së hotelit të Kidman në Portofino.
Megjithatë, Nicole Kidman dhe Michael Reinstein nuk kanë konfirmuar asgjë mbi zërat që qarkullojnë.
Kidman dhe ish-bashkëshorti, Keith Urban, i dhanë fund martesës pas gati dy dekadash së bashku në janar të këtij viti.
Që prej asaj kohe, kjo është hera e parë që aktorja është parë në shoqërinë e një mashkulli, duke nxitur edhe më shumë dyshimet për një romancë të re.


