Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të Policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit për lirimin e 24-vjeçares

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Nga 16 dorëshkrime te 3 fitues: Flori Kasaj rrëfen përvojën e tij si kryetar i jurisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Nga 16 dorëshkrime te 3 fitues: Flori Kasaj rrëfen përvojën e tij si kryetar i jurisë

    July 25, 2026
    Screenshot

    Letërsia për fëmijë është investim në formimin kulturor të brezave të rinj. Libri i mirë zgjon imagjinatën, ushqen kureshtjen, formëson mendimin dhe lë gjurmë që e shoqërojnë lexuesin gjatë gjithë jetës. Mbi këtë bindje u zhvillua procesi i vlerësimit të Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë”, 2026, një prej nismave më të rëndësishme të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), për mbështetjen e krijimtarisë shqiptare për fëmijë.

    Ka përvoja profesionale që mbarojnë në momentin kur përfundon detyra, por edhe që do të mbeten gjatë në kujtesë. Kryesimi i jurisë së Fondit të krijimtarisë letrare “Libri për fëmijë”, 2026, ishte një prej tyre. Një përgjegjësi profesionale, një provë integriteti, etike dhe besimi ndaj institucionit. Kur pranova këtë përgjegjësi, e dija se nuk do të ishte një proces i zakonshëm. Për ditë të tëra jetova me dorëshkrimet, me analizat, diskutimet dhe përgjegjësinë për të marrë vendime që do të ndikonin në rrugëtimin krijues të autorëve.

    Procesi i vlerësimit u zhvillua mbi një standard që, sipas bindjes sime, është garancia më e madhe e drejtësisë. Ne nuk dinim se kujt i përkiste secili dorëshkrim. Nuk njihnim autorët, titujt dhe as shtëpitë botuese. Çdo dorëshkrim identifikohej vetëm përmes një kodi.

    Këtë vit, shqyrtuam 16 dorëshkrime me një larmi zhanresh dhe qasjesh krijuese. Çdo dorëshkrim u analizua mbi bazën e kritereve profesionale, si: origjinalitetin e idesë, strukturën narrative, ndërtimin e personazheve, gjuhën, stilin artistik, mesazhin dhe ndikimin edukativ. Ishte një proces i gjatë, me rilexime, diskutime dhe reflektime, ku asnjë vendim nuk u mor me nxitim.

    Në juri, së bashku me Rovena Rrozhanin dhe Rudina Çupin ndamë të njëjtën përgjegjësi dhe të njëjtin standard profesional, si: shkrimtarë, redaktorë, studiues, poetë, përkthyes, gazetarë, mësues dhe ekspertë të arsimit. Pikërisht ky kombinim këndvështrimesh e pasuroi analizën dhe e bëri procesin më të plotë. Diskutuam gjatë, argumentuam çdo qëndrim dhe, në fund, vendimi u arrit me dakordësi. Nuk pati kompromis mbi cilësinë dhe as vendime të imponuara. Fituesit ishin rezultat i një konsensusi të ndërtuar vetëm mbi vlerën artistike të dorëshkrimeve.

    Debatet nuk kishin si qëllim imponimin e mendimit individual të ndonjë anëtari të jurisë. Përkundrazi, ato shërbyen për të arritur zgjidhjen më të drejtë profesionale. Pikërisht, për këtë arsye, vendimi përfundimtar u mor me dakordësi të plotë nga të tre anëtarët e jurisë. Fituesit nuk ishin rezultat kompromisesh apo votimesh të ndara, por fryt i një procesi të gjatë leximi, analize, reflektimi dhe konsensusi profesional.

    Vetëm pasi përfundoi vlerësimi u zbuluan identitetet e autorëve dhe shtëpive botuese. Ishte një moment që më la mbresë. Kuptova se procesi kishte funksionuar ashtu siç duhet, sepse cilësia kishte folur përpara emrit.

    Pas përfundimit të këtij procesi, u përzgjodhën pesë dorëshkrimet gjysmëfinaliste, të cilat spikatën për nivelin artistik, origjinalitetin dhe potencialin e tyre krijues. Finalistët e këtij edicioni ishin: Adelina Mamaqi, Aldo Mustafa, Fatmir Gjestila, Teuta Toska dhe Xhahid Bushati.

    Kam qenë pjesë e shumë proceseve profesionale, por kjo ishte ndoshta hera e parë që ndjeva kaq fort peshën e konfidencialitetit. 1 javë më parë, me shpalljen e 5 dorëshkrimeve gjysmëfinaliste, u bën publike edhe emrat e jurisë. Gjatë kësaj jave mora mesazhe dhe interesime nga njerëz që njihja prej vitesh. Disa kërkonin të dinin ecurinë e procesit, të tjerë përpiqeshin të merrnin qoftë edhe një informacion të vogël. Përgjigjja ime ishte gjithmonë e njëjtë, nuk mund të jepja asnjë informacion. Ishte detyrim ndaj institucionit, ndaj kolegëve të jurisë, por mbi të gjitha ndaj autorëve që kishin besuar te ky proces.

    Pas analizës përfundimtare, u shpallën tre përfituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë”, 2026.

    1. Teuta Toska (shtëpia botuese Albas) u vlerësua me dorëshkrimin: “Na quajnë Motrat Qiriazi”, për rrëfimin emocionues dhe bashkëkohor që i njeh lexuesit me jetën, misionin dhe sfidat e motrave Qiriazi në shërbim të arsimit, gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
    2. Adelina Mamaqi (Botime Univers) u vlerësua për dorëshkrimin: “Tregimet e Kalendarit”, një përmbledhje tregimesh plot humor dhe origjinalitet, që i shndërron ditët e kalendarit në rrëfime argëtuese dhe edukative, duke zgjuar kureshtjen e lexuesve të vegjël.
    3. Xhahid Bushati (Shtëpia botuese Mediaprint) u vlerësua me dorëshkrimin “Plaku me akullore”, për vlerat artistike të poezive dhe përrallave në vargje, që ndërthurin natyrën, fantazinë dhe botën emocionale të lexuesit të vogël, duke nxitur imagjinatën dhe dashurinë për leximin.

    Mes fituesve ishte Adelina Mamaqi, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare për fëmijë, me një jetë të tërë kushtuar krijimtarisë dhe me dhjetëra libra që kanë shoqëruar breza të tërë lexuesish. Po kështu, u vlerësua Xhahid Bushati, një emër i konsoliduar i kësaj letërsie, autor me kontribut të spikatur dhe të qëndrueshëm në pasurimin e letërsisë shqiptare për fëmijë. Po aq domethënëse ishte edhe përzgjedhja e Teuta Toskës, e cila, përmes këtij Fondi, shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj krijues. Ky vlerësim e prezanton zyrtarisht si një zë të ri të letërsisë shqiptare për fëmijë dhe përmbush një prej misioneve më të rëndësishme të Fondit “Libri për Fëmijë”, promovimin e autorëve të rinj, përkrah emrave, tashmë të konsoliduar.

    Kjo thirrje arriti të bashkonte në të njëjtin edicion autorë me përvojë shumëvjeçare, si Adelina Mamaqi, Xhahid Bushati, dhe të zbulohej një zë i ri në letërsinë për fëmijë, si Teuta Toska. Për mua, ky ishte një nga mesazhet më të bukura të këtij procesi, letërsia për fëmijë ecën përpara kur tradita dhe brezi i ri mbështeten njësoj. Gjatë marrjes së Certifikatës, znj. Toska, përmendi një rastësi që lidhet këtë vit edhe me 135 vjetorin e shkollës së parë shqipe të vashave, në Korçë, të themeluar nga Gjerasim Qiriazi dhe motra e tij Sevasti Qiriazi-Dako (23 tetor 1891).

    Pas shpalljes së rezultateve, të tjerët që nuk ishin fitues nuk e pritën mirë këtë lajm. E kuptoj plotësisht këtë ndjenjë. Në çdo garë ka fitues, por edhe autorë që këtë herë nuk arrijnë objektivin. Kjo nuk e zvogëlon aspak vlerën e punës së tyre. Përkundrazi, shumë prej dorëshkrimeve treguan nivel të mirë krijues dhe meritojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt botimit dhe lexuesit. Besoj se krijimtaria nuk matet me një rezultat të vetëm, por me këmbënguljen për të vazhduar të shkruash.

    Një nga përshtypjet më të forta që më mbeti nga ky proces lidhet me bashkëpunimin tim të parë me drejtoreshën e re të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Arta Marku. Edhe pse e njihja më herët figurën e saj profesionale, gjatë këtij bashkëpunimi pashë nga afër mënyrën se si ajo e koncepton administrimin e një procesi publik. Respekt të plotë për procedurat, besim tek ekspertiza dhe zero tolerancë ndaj çdo ndikimi të jashtëm. Pikërisht kjo klimë pune i dha jurisë qetësinë dhe pavarësinë e nevojshme për të ushtruar detyrën me përgjegjësi të plotë.

    Në fund të këtij rrugëtimi, qëndroj me bindjen se institucionet fitojnë besimin e publikut vetëm kur proceset janë të drejta dhe profesionale. Kjo ishte arsyeja pse pranova ta ndaj këtë përjetim e jo për të folur për fituesit, por për të treguar se si u arrit deri te fituesit.

    Urime përfituesve të fondit dhe suksese të gjithëve!

    Shkrim nga Flori Kasaj, Kryetar i Jurisë së Fondit të Krijimtarisë Letrare “Libri për Fëmijë”, 2026

    flori kasaj konkurs letersi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të Policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit për lirimin e 24-vjeçares

    July 25, 2026

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    July 25, 2026

    Nga 16 dorëshkrime te 3 fitues: Flori Kasaj rrëfen përvojën e tij si kryetar i jurisë

    July 25, 2026

    Mesi i jep këshillën e madhe Jamalit: “E ardhmja e futbollit i takon brezit tuaj”

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.