Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj 21 protestuesve, Prokuroria kërkon burg për tre prej tyre

    Tmerr në SHBA/ 16 fëmijë të mbajtur të mbyllur për katër vite në një dhomë, autoritetet zbulojnë rastin tronditës

    Ancelotti vlerëson Brazilin me nota para sfidës me Norvegjinë: Mund të përmirësohemi ende

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Lamtumirë “Mjeshtrit të Madh” Koço Qendro, ikona e teatrit shqiptar përcillet në banesën e fundit

    July 5, 2026


    Me nderime dhe në një ceremoni private familjare në Korçë, iu dha lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, aktorit Koço Qendro, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

    Një nga figurat themeluese të teatrit dhe estradës së Korçës, Koço Qendro la pas një trashëgimi të pasur artistike, duke u shndërruar në një prej aktorëve më të spikatur të karaktereve në skenën dhe kinemanë shqiptare.

    Publiku do ta kujtojë përgjithmonë si Harpagonin e komedisë “Kopraci” të Molierit, një interpretim që u kthye në simbol të teatrit shqiptar dhe që e shoqëroi aktorin në periudha të ndryshme të jetës së tij artistike.

    Gjatë karrierës, Koço Qendro bashkëpunoi me regjisorë të njohur si Sokrat Miho, Piro Mani dhe Dhimitër Orgocka, ndërsa interpretoi dhjetëra role në teatër, estradë dhe film.

    Në ceremoninë e lamtumirës, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij vlerësuan jo vetëm artistin, por edhe njeriun. Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, e cilësoi Koço Qendron si një mik të çmuar, një aktor brilant karakteresh dhe një këshilltar të vyer për brezat e rinj të artistëve.

    Aktorët Andrea Pepi, Kiço Keri dhe Ligoraq Riza e përshkruan atë si një qytetar shembullor, një artist të rrallë dhe një prej themeluesve të teatrit profesionist në Korçë, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij fitoi dashurinë e publikut në mbarë Shqipërinë.

    Në kinematografi, Koço Qendro la gjurmë me interpretimet në filmat “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vendimi” dhe shumë prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të kinemasë shqiptare.

    Me ndarjen nga jeta të Koço Qendros, arti shqiptar humb një prej ikonave të tij, ndërsa publiku një aktor që për gati një shekull i dhuroi skenës karaktere të paharrueshme.

    koco qendro Kultura nderron jete
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj 21 protestuesve, Prokuroria kërkon burg për tre prej tyre

    July 5, 2026

    Tmerr në SHBA/ 16 fëmijë të mbajtur të mbyllur për katër vite në një dhomë, autoritetet zbulojnë rastin tronditës

    July 5, 2026

    Ancelotti vlerëson Brazilin me nota para sfidës me Norvegjinë: Mund të përmirësohemi ende

    July 5, 2026

    Protesta, Lamallari: Sulmi në Komisariatin 3, pasojë e dezinformimit dhe nxitjes së urrejtjes

    July 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.