Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video të veçantë nga Bochumi i Gjermanisë, ku mori pjesë në punimet e Ruhr Summit, një aktivitet i kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.
Në pamje, Rama shihet teksa i tregon një roboti se si të formojë me duar simbolin e shqiponjës.
Roboti duket se e përvetëson menjëherë “mësimin”, duke e realizuar me sukses gjestin dhe duke sjellë një moment interesant nga samiti i teknologjisë në Gjermani.


