Anglia përballet me Republikën Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës në Atlanta, në një duel ku “Tre Luanët” kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe t’i japin fund pritjes 60-vjeçare për një titull botëror.
Anglezët, që e mbyllën Grupin L në vend të parë me 7 pikë, vijnë si favoritë, ndërsa përfaqësuesja afrikane synon surprizën dhe një kualifikim historik. Fituesi i këtij çifti do të përballet me Meksikën në fazën e 1/8-ave.
REZULTATI LIVE: Angli 2–1 RD Kongo
Cipenga 7’ / Kane 75’, 86’
NGJARJET KRYESORE
86’ – GOOOL Anglia 2–1
Harry Kane realizon sërish! Kapiteni anglez lëviz bukur në zonë dhe me një goditje të fortë e çon topin në rrjetë, duke përmbysur plotësisht rezultatin.
75’ – GOOOL Anglia 1–1
Krosim i Gordon në zonë dhe Kane barazon me një goditje me kokë, duke rikthyer Anglinë në lojë.
46’ – Nis pjesa e dytë
45+7’ – Mbyllet pjesa e parë
45+2’ – Bellingham provon me kokë, por ndalet nga portieri
45’ – Akordohen 6 minuta shtesë
43’ – Kane pretendon për penallti, por gjyqtari e konsideron simulim
42’ – Wissa godet shtyllën pas një aksioni të rrezikshëm
35’ – Rashford del i vetëm, por ndalet në momentin final
30’ – Bellingham sërish i rrezikshëm me kokë, por portieri shpëton RD Kongon
7’ – GOOOL RD Kongo 0–1
Cipenga shfrytëzon një top në zonë dhe kalon në avantazh afrikanët
1’ – Starton ndeshja në Atlanta
FORMACIONET ZYRTARE:



