Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    LIVE Angli–RD Kongo / Kane përmbys sfidën në Atlanta, “Tre Luanët” në avantazh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Krimet zgjedhore/ Braho në Komision: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

    July 1, 2026
    Krimet zgjedhore/ Braho në Komision: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

    Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kalojë në një fazë të re, me më shumë koordinim institucional, hetime financiare deri tek ndërmjetësit, organizatorët dhe ata që përfitojnë nga deformimi i vullnetit të zgjedhësit, si edhe një politikë penale më efektive. Këto ishin qëndrimet kryesore të kreut të SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku u diskutua për efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor.

    Sugjerimi i parë i SPAK është hartimi i një Strategjie Kombëtare për Parandalimin, Identifikimin dhe Hetimin e Krimit Zgjedhor.

    “Përvoja tregon se krimi zgjedhor nuk është vetëm çështje e një institucioni dhe nuk trajtohet vetëm nëpërmjet reagimit penal pas kallëzimit. Ai kërkon një qasje të integruar, ku parandalimi, monitorimi administrativ, raportimi qytetar, verifikimi policor, hetimi penal dhe kontrolli financiar të funksionojnë si pjesë e të njëjtit mekanizëm institucional”, tha Braho.

    Braho tha se prania e Task Forcës mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme dha rezultate konkrete në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ai tha se kjo Task-Forcë ishte një organizim i brendshëm i SPAK me prokurorët dhe hetuesit e BKH, por nuk u përfshinë institucione të tjera. Pikërisht ky është propozimi i dytë i kreut të SPAK, sipas të cilit kjo Task-Forcë duhet të sanksionohet në ligj dhe të përfshihen edhe Policia e Shtetit, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe institucionet e tjera që kanë rol në verifikimin e indicieve dhe gjurmimin e burimeve financiare.

    Po ashtu, kreu i SPAK propozoi që kjo Task-Forcë të ngrihet të paktën katër muaj para zgjedhjeve dhe të vijojë edhe pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

    “Së dyti, protokolli i bashkëpunimit ndërinstitucional duhet të kalojë nga një instrument i përkohshëm për një cikël zgjedhor, në një mekanizëm të qëndrueshëm dhe të përhershëm të normuar me ligj. Ky mekanizëm duhet të përfshijë jo vetëm SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në, por edhe Policinë e Shtetit, Agjencinë e Inteligjencës Financiare si dhe institucionet e tjera ligjzbatuese që kanë rol në verifikimin e indicieve, në gjurmimin e burimeve financiare dhe në dokumentimin e rasteve. Gjithashtu, bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të aktivizohet më herët dhe të zgjasë më gjatë”, tha Braho.

    Një tjetër pikë ku SPAK kërkon ndërhyrje është politika penale për krimet zgjedhore, duke kërkuar ashpërsim të dënimeve. 

    “Së treti, mund të vlerësohet rishikimi i politikës penale për format më të rënda të krimit zgjedhor. Kjo nuk duhet kuptuar si rritje mekanike e dënimeve për çdo rast, por si nevojë për të vlerësuar nëse marzhet aktuale të dënimit janë të përshtatshme për rastet kur vepra kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë.Gjithashtu individualizimi i dënimit duhet të diferencojë zgjedhësin vulnerabël, përfaqësuesin e subjekteve politike, kandidatin dhe shtabin e tij elektoral, financuesin e fushatës, zyrtarin e lartë apo nëpunësin publik. Sa më i lartë të jetë roli organizues, politik, administrativ ose financiar i personit, aq më i qartë duhet të jetë edhe reagimi penal”, tha Braho.

    Braho u ndal edhe te mënyra se si duhet të zhvillohen hetimet, duke theksuar se ato nuk duhet të kufizohen vetëm te personat që japin ose marrin përfitime për votën, por duhet të shkohet deri tek përfituesit realë. 

    “Korrupsioni zgjedhor nuk duhet parë si akt i izoluar dhe individual. Hetimi nuk mund të kufizohet vetëm te dhënësi apo marrësi i përfitimit. Ai duhet të zgjerohet drejt burimit të financimit, organizatorëve, ndërmjetësve, personave që koordinojnë skemën dhe përfituesve realë të saj.Kur ndiqet burimi i financimit, mënyra e shpërndarjes dhe përfitimi real, atëherë identifikohen jo vetëm dhënësi dhe marrësi i përfitimit, por edhe ndërmjetësit, organizatorët dhe ata që përfitojnë nga deformimi i vullnetit të zgjedhësit”, vijoi Braho.

    Në raportimin e tij, Braho bëri të ditur se gjatë periudhës 2021–2025 SPAK ka administruar 233 materiale që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa vetëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë administruar 194 sinjalizime, kallëzime dhe referime për dyshime për krime zgjedhore.

    Procedimet penale sipas viteve

    2021  –  63

    2022  –  5

    2023  –  36

    2024   – 7

    2025  –  46

    2026   –  2 (deri tani)

    Totali  – 159 procedime

    Kush i nisi procedimet e vitit 2025?

    Policia e Shtetit- 47.8%

    Nisur kryesisht nga SPAK– 23.9%

    Kallëzime të qytetarëve, prokurorive, partive politike- 28.3%

    Të dënuar për krime Zgjedhore

    7 persona në 2026-ën

    krimet zgjedhore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    July 1, 2026

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    July 1, 2026

    LIVE Angli–RD Kongo / Kane përmbys sfidën në Atlanta, “Tre Luanët” në avantazh

    July 1, 2026

    Sulme me bomba artizanale tronditin Selanikun, një grua humb jetën dhe disa të plagosur

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.