Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së hënës në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30, kur i riu, i cili po drejtonte një mjet lundrues, u përfshi në një përplasje fatale. Sipas informacioneve, Albiano Kreçi ishte diagnostikuar me diabet që në moshën 15-vjeçare dhe prej dy vitesh trajtohej me insulinë.
Burime pranë personelit mjekësor bëjnë me dije se 22-vjeçari kishte marrë dozën e insulinës pak para se të hipte në mjetin lundrues.
Sipas vlerësimeve paraprake, ky faktor mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore dhe në humbjen e kontrollit të mjetit, megjithatë shkaku i saktë mbetet objekt hetimi./Radar.al


